section-889e563

Flamur Hoxha

Jam Flamur Hoxha, njëri prej jush, sot dhe nesër.

Unë i jam mirënjohës Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës që më përzgjodhi mua t’ju përfaqësoj, si fëmijë i rritur në internim, me gjysh të pushkatuar, anëtar i Partisë Demokratike që nga Dhjetori i 1990, i shkolluar në vitet e demokracisë, sipërmarrës i suksesshëm prej 29 vitesh, pa qenë asnjëhere pjesë e fondeve publike e tenderave.

Ju garantoj si deputet i juaj, se do të jem i përulur dhe i drejtë për të gjithë.

Kam kontribuar për programin ekonomik të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë.

Në takimet me ju derë më derë, kam arritur të lexoj në sytë tuaj çdo shqetësim e problem.

Shqetësimet tuaja për legalizimet, për abuzimet me taksat e tatimet, për mungesën dhe mbifaturimin e energjisë elektrike, për ujin e pijshëm, për rrugët e kanalizimet do të jenë angazhimi im.

Le të ndërtojmë familjen tonë të përbashkët larg veseve, krimit, drogës dhe emigrimit.

//flamurhoxha.com/wp-content/uploads/2021/03/122443393_3358176067601803_1061766116766173035_o-1.png
section-7f27e8f

Flamur Hoxha, u lind në Kukës në vitin 1968, rrjedh nga një familje e madhe, me shkollim fetar dhe laik, me aktivitet si klerik musliman dhe aktivitet tregtar, me lidhje miqësore në shumë prej familjeve më të njohura në Lumë, dalluar në luftrat patriotike ndaj pushtuesve qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të.
Pas pushkatimit të gjyshit Haki Hoxha, ende pa mbushur 8 vjeç, në vitin 1976, internohet me të gjithë trungun familjar në fshatrat në periferi të Durrësit.
Deri në 1990 jetuan familjarisht nën skamjen dhe vështirësitë e punëve të rënda dhe të papaguara në sektorin e bujqësisë në fshatrat Shetaj, Perlat e Porto Romano. Me krijimin e Partisë Demokratike rrjeshtohet me të gjithë familjarët e tij në lëvizjen e dhjetorit si anëtar dhe aktivist i saj në degën e Partisë Demokratike Durrës.
Në vitin 1991 i ndërpret studimet e sapo nisura në fakultetin e ekonomisë dhe merr rrugën e mundimshme të emigrimit si mijëra qytetarë shqiptarë të cilët ende nuk shihnin dritën e shpëtimit pas humbjes së zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti. Pas kthimit nga emigracioni kreu studimet në fakultetin e shkencave juridike në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Vitet e vështira të emigracionit i dhanë eksperincën dhe njohuritë e duhura të cilat i vuri në jetë në kushtet e lirisë ekonomike të krijuara pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.
Me përkushtim për zhvillimin e sipërmarrjes private, që nga viti 1993 ka drejtuar, menaxhuar dhe zhvilluar një seri biznesesh. Së bashku me bashkshorten drejton ndërmarrjen KLER shpk Shqipëri dhe KLER SRL Italia, produktet cilësore të të cilave shpërndahen dhe tregtohen në të gjitha vendet e Evropës, në Amerikë dhe vende të tjera.
Që nga viti 2008, themelon kompaninë FB-ART shpk dhe angazhohet në sektorin e ndërtimit duke u shndërruar në një prej bizneseve më cilësore të kësaj fushe. Tregu imobiliar është një tjetër sektor i rëndësishëm në aktivitetin e tij ekonomik. Në të gjithë veprimtarinë e tij të biznesit nuk ka asnjë rast të marrëdhënieve kontraktuale për përdorimin e fondeve publike të buxhetit të shtetit në nivel qëndror apo lokal.
Krahas ngritjes së kompanive private në fushat e mësipërme të aktivitetit ekonomik është angazhuar gjithë kohën në fushën e politikës në krah të partisë Demokratike, si anëtar i këshillit kombetar të saj, si i ngarkuar i kryesisë së PD për riorganizimin e strukturave në Tiranë dhe në Qarkun e Lezhës.
Në vitin 2017 kandidoi në zgjedhjet parlamentare të atij viti në qarkun e Tiranës. Edhe pse në zonën që mbulonte mori rreth 22000 vota nuk mundi të bëhej pjesë e parlamentit për arsye të renditjes në listat e sistemit proporcional elektoral. Para sesa të caktohej si drejtues politik dhe kandidat për deputet në Qarkun e Kukësit për zgjedhjet e 25 Prillit, drejtoi për disa kohë degën e Partisë Demokratike në Kamëz duke konsoliduar dhe pregatitur për fushatën zgjedhore strukturat partiake të asaj dege.
Me angazhimin dhe pasionin e tij për sportin, ideoi dhe ndërmori inciativën për të bërë bashkë një grup kontribuesish të rëndësishëm më synimin e qartë për ngjitje të Klubit të Futbollit Kukës nga kategoria e dytë në të parën dhe në superiore. Si rezultat i këtij angazhimi FK Kukës nga viti 2009 deri në vitin 2013 shënoi sukseset e para në Shqipëri e në kupat e Evropës.
Me dëshirën për artin, historinë, etnografinë dhe kulturën në tërësi u bë mbështetës kryesor dhe sponsor i vetëm në themelimin dhe daljen në shtyp të Revistës IlLz. Krahas më këto ka mbështetur hulumtimin, dokumentimin dhe publikimin e një serie botimesh të karakterit historik, letrar e kulturor dedikuar Kukësit, Hasit, Malziut dhe Fanit të Mirditës.
Si mbështetës i shtresës së bashkvuajtësve të tij dhe të të përndjekurve politikë, bëhet promovues i veprës së shkrimtarëve të dënuar, me varje e pushkatime si Havzi Nela, Vislon Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika etj.
Koha e vyer dhe energjitë e dedikuara për sipërmarrjen, politikën, artin, sportin e kulturën do të ishin të mangëta pa sakrificën dhe mbështetjen e familjes. Mira, bashkëshortja, me përkushtim ka marrë drejtimin e sipërmarrjes dukë shënuar progres cilësor dhe sukses ndërkohë që i është dashur të kujdeset edhe për tre fëmijët dhe prindërit e tij. Fëmijët kohën e munguar me babain e kanë kthyer në motivim për edukim e përkushtim ndaj të ardhmes së tyre. Flamuri ju ndjehet borxhli për pamundësinë për të kaluar më shumë kohë bashkë.

Flamur Hoxha është familjar e bashkëshort i përkushtuar, baba i një vajze dhe dy djemve, mik fisnik i shumëkujt, njeri që u është gjendur shumë e shumë njerëzve, mbështetës pa kushte i Partisë Demokratike.

section-aea5863

Rreth kandidatit

Flamur Hoxha

Newsletter

Merr lajmet e fundit me e-mail.

Instagram

This error message is only visible to WordPress admins

Error: No connected account.

Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.