Flamur Hoxha duke folur në Kuvendin e Shqipërisë

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
për Qarkun e Kukësit

Flamur Hoxha

«Kukësi dhe Surroi nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë rrugë, jetë, zhvillim dhe respekt.»

29 dhjetor 2025
Flamur Hoxha në Carovigno (Brindisi), mars 1991
Carovigno (Brindisi), mars 1991
Portret i Flamur Hoxhas

Rritur në internim, sipërmarrës në Shqipëri dhe në Itali, deputet i Kukësit që nga viti 2021.

  1. 1968Lind në Kukës, në një familje tregtarësh.
  2. 1975Pas pushkatimit të gjyshit nga regjimi komunist, familja internohet pranë Durrësit.
  3. 1991Niset me anijen Legend drejt Italisë; kthehet pas dy vitesh.
  4. 1999Themelon me bashkëshorten KLER, fabrikë këmishash që eksporton në Itali.
  5. 2021Zgjidhet deputet i Qarkut të Kukësit; rizgjidhet në vitin 2025.
Biografia e plotë

Së fundmi

Postimet e fundit nga faqja e tij zyrtare.

Të gjitha postimet
  1. 7 tetor 2026, Kuvendi i ShqipërisëVetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtareNë Komision i kërkova Ministrit të Bujqësisë përgjigje për disa shifra që flasin vetë.
  2. 6 tetor 2026, Kuvendi i ShqipërisëMosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitetE falënderoj dhe mbështes projektligjin e kolegut Igli Cara për reduktimin e barrës së kontributeve për pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe të…
  3. 1 shtator 2026, Përbreg, KukësKëto janë arsyet pse njerëzit po ikin nga KukësiKy është realiteti në Përbreg të Tërthores vetëm 5 km nga qendra e qytetit, Kukës.
  4. 26 gusht 2026, KukësKukësi ka lumenj, liqen, borë e burime ujore, por ka familje që vuajnë për ujëBanorët e Kukësit e veçanërisht të zonave Shtiqën dhe Nangë, që protestojnë sot para Bashkisë së Kukësit, nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ujin që u…
Kukësi nga veriu
Foto: Albinfo, CC BY 4.0, Wikimedia Commons

Kukësi, Hasi dhe Tropoja

E t’ janë çue Toskë e Dibrânë
E jânë ngrehë Lumë e Pejanë,
Gàsh, Krasniqe e Gucinjânë,
Me Gjakovë e me Tetovë,
Me rà n’ Tuz. me rà n' ushtri.
Me dhânë jeten per Shqypni…

Gjergj Fishta, Lahuta e Malcís, kënga XV
Bjeshkët e Topojanit, korrik 2025
Bjeshkët e Topojanit, korrik 2025
Takim në Kukës, mars 2025
Takim në Kukës, mars 2025
Përkujtimi i Miftar Spahisë, shkurt 2026
Përkujtimi i Miftar Spahisë, shkurt 2026
Rruga Gorozhup–Pogaj, Has, tetor 2025
Rruga Gorozhup–Pogaj, Has, tetor 2025

«Do të përpiqem të jem zëri i secilit qytetar kuksian, hasjan e tropojan, të mbroj interesin e komunitetit, të luftoj padrejtësitë.»

Flamur Hoxha, 12 shtator 2025
Faqe nga dosja e Sigurimit të Shtetit për Haki Hoxhën
Haki Hoxha, gjyshi i Flamur Hoxhës
Haki Hoxha

Kujtesa

Gjyshi i tij, Haki Hoxha, u ndoq nga Sigurimi i Shtetit për 24 vjet dhe u pushkatua më 25 shtator 1975.

«Babë, sot, në 50‑vjetorin e pushkatimit tënd, unë, nipi yt i parë, jam në moshën që kishe ti atë ditë.»

Flamur Hoxha, 25 shtator 2025

Dosja e Sigurimit për të, që sot ruhet në AIDSSH, ka 1 851 faqe ndjekjeje, nga viti 1951 deri në ditën e pushkatimit.