Flamur Hoxha

Nisma ligjore

Propozimet që ka paraqitur në Kuvend: çfarë problemi zgjidhin, çfarë ndryshojnë dhe çfarë ndodhi me to.

Amendament në buxhetin e vitit 2026, dhjetor 2025

Rritja e fondit të kompensimit për ish-të përndjekurit politikë

Bashkë me Bujar Leskaj

  1. Problemi

    Me ritmin aktual të fondeve, kompensimi i ish-të përndjekurve politikë përfundon rreth vitit 2045, afro një shekull pas persekutimit.

  2. Propozimi

    Rritja e fondit të kompensimit në buxhetin e vitit 2026.

  3. Çfarë ndodhi

    U votua kundër

    «Kjo betejë nuk mbyllet këtu.»

Amendament në buxhetin e vitit 2026, dhjetor 2025

Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës Myç Mamëz – Surroj

  1. Problemi

    Një rrugë 8–9 km me çakull që nga viti 1995, sot e shkatërruar, për 12 fshatra, mbi 4 mijë banorë dhe qindra nxënës.

  2. Propozimi

    Financimi i premtuar nga qeveria për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës.

  3. Çfarë ndodhi

    Nuk u pranua

    Më 29 dhjetor 2025 banorët e Surroit protestuan para Bashkisë së Kukësit për të njëjtën rrugë.

Relacioni i amendamentit për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës
Relacioni i amendamentit

Amendament në buxhetin e vitit 2025, 3 dhjetor 2024

Fond për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës

Bashkë me Isuf Çelaj

  1. Problemi

    Qindra familje të Qarkut të Kukësit nuk janë kompensuar ende për tokat dhe trojet e përmbytura në vitin 1975 nga liqeni i Fierzës, që prodhon energji për gjithë vendin prej gjysmë shekulli.

  2. Propozimi

    Një fond kontingjence prej 5 miliardë lekësh, nga shpenzimet operative të qeverisë qendrore dhe nga shitja e energjisë së kaskadës së Drinit.

  3. Çfarë ndodhi

    Paraqitur në Kuvend

Amendament në buxhetin e vitit 2025, 4 dhjetor 2024

Trefishimi i fondit për mirëmbajtjen e rrugëve

  1. Problemi

    Rrugët dytësore dhe rurale janë lënë pa mirëmbajtje, me kosto për familjet dhe sipërmarrjen dhe me zbrazje të fshatrave.

  2. Propozimi

    9,9 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve në vitin 2025, nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative, e kontratave koncesionare dhe e investimeve jo prioritare.

  3. Çfarë ndodhi

    Paraqitur në Kuvend

Nisma që mbështeti

Projektligje të të tjerëve që i votoi dhe i mbrojti.

Projektligj i deputetit Igli Cara, tetor 2026

Ulja e kontributeve për pensionistët që punojnë

  1. Problemi

    Pensionistët që vazhdojnë të punojnë paguajnë të njëjtat kontribute si gjithë të tjerët.

  2. Propozimi

    Ulja e kontributeve për ta, për të ndihmuar këtë brez, sipërmarrjen dhe formalizimin e ekonomisë.

  3. Çfarë ndodhi

    E mbështeti dhe e votoi

    «Mosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitet.»

Ratifikim në Kuvend, qershor 2026

Marrëveshja e sigurimeve shoqërore Shqipëri–Poloni

  1. Problemi

    Pensionet dhe përfitimet e shqiptarëve që punojnë në Poloni kanë nevojë për mbrojtje mes dy shteteve.

  2. Propozimi

    Ratifikimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë.

  3. Çfarë ndodhi

    E mbështeti dhe e votoi

    «Çdo marrëveshje që mbron sado pak interesat e emigrantëve tanë, që u njeh atyre djersën dhe u garanton pensionet e pleqërisë, është një detyrim që shteti ua ka borxh.»