FLAMUR HOXHA

Kukësi në prangat e "Rilindjes": Nga drita e dijes te errësira e burgut dhe izolimit

Kukësi në prangat e "Rilindjes": Nga drita e dijes te errësira e burgut dhe izolimit!

​Si përfaqësuesi juaj në Kuvend, kam ngritur vazhdimisht zërin për padrejtësitë e vazhdueshme ndaj qarkut tonë, por sot po ju paraqes dëshminë e qartë të asaj që kjo qeverisje i ka bërë krahinës sonë.

​Në fotot bashkëngjitur kuptohet filozofia e këtij pushteti që mbylli Fakultetin e Kukësit, vatrën e dijes duke i shkëputur rinisë sonë mundësinë për të studiuar në vendlindje në "prioritetin" e tyre: burgun e ri me vlerë 6.4 milionë euro, ndërtuar mbi shpresat e vrara të kuksianëve.

Kjo nuk është thjesht një shifër; është strategjia e një qeverie që ka prodhuar skamje të organizuar.

Kukësi sot është i rrethuar nga dështimet:

• ​Infrastruktura rurale është në gjendje skandaloze, me fshatra të tërë të lënë pa rrugë, të izoluar dhe të braktisur plotësisht nga investimet.

• ​Trau i pagesës në Rrugën e Kombit na takson padrejtësisht, ndërsa hyrja pa hyrje e qytetit mbetet e bllokuar, duke penguar zhvillimin.

• ​Landfilli në Kukës (Pobreg) do të helmojë me mbetjet qytetin dhe liqenin, duke shkatërruar pasurinë tonë natyrore.

• ​Premtimet për zona të lira ekonomike mbetën në letra, ndërsa zonat industriale të braktisura janë lënë në harresë jane zëvendësuar me qindra punonjës në furgonë të punësuar drejt Kosovës

• ​Aeroporti nuk sjell asnjë fluturim e qyteti vuan mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa depozitat mbi pallate shëmtojnë peizazhin.

​Kjo situatë, e shoqëruar me ndotjen e liqenit dhe diskriminimin krahinor, është pasqyra e një qeverisjeje që e ka shndërruar Kukësin në një zonë të braktisur, ku njerëzit mbijetojnë vetëm me ndihmë ekonomike.

Kukësi nuk ka nevojë për qeli, por për investime, zhvillim dhe dinjitet!