Amendamenti që paraqitëm me kolegun Bujar Leskaj për rritjen e fondit të kompensimit për ish të përndjekurit politikë u votua kundër dhe nuk u mor parasysh në Buxhetin e vitit 2026.
Me këtë ritëm fondesh, ky proces mbyllet rreth vitit 2045, afro 100 vite mbasi filloi për ta pushkatimi, burgosja, internimi dhe persekutimi.
Një tjetër mundësi e humbur për të vendosur drejtësi për një shtresë që ka pritur për dekada dhe që vazhdon të mbetet e braktisur nga shteti.
Kjo betejë nuk mbyllet këtu.
Drejtësia për ish të përndjekurit politikë mbetet një detyrim moral dhe ligjor që nuk do të reshtim së kërkuari.
