Ky është një denoncim nga një banor që kërkon me ngulm që shteti të kthejë sytë nga njerëzit e vet, nga fëmijët që çdo ditë detyrohen të ecin në kushte të turpshme.
Në Lagjen e Re, në Kukës, në rrugën Mezhduni, rruga ku kalojnë fëmijët çdo mëngjes për të shkuar në shkollë është më keq se në Mesjetë.
Balta, gropat dhe degradimi i plotë i infrastrukturës e bëjnë rrugën të pakalueshme, sikur ky qytet të mos ketë njerëz, por kafshë. Asnjë kujdes minimal ndaj banorëve të vet nuk ekziston.
Nuk kërkohet luks. Kërkohet një rrugë normale, një infrastrukturë bazë, shumë pak respekt për qytetarët që jetojnë aty.
Sa kohë do të vazhdojë kjo neglizhencë? Sa gjatë duhet të durojnë banorët për të marrë një zgjidhje të thjeshtë?
Koha për zgjidhje është sot. Jo kur të vijë fushata.
Sot.