Paketa fiskale!
Amnisti që favorizon vetëm evazorët me mbi 2 miliardë euro, siç keni bërë në çdo rast që keni votuar projektligje.
Pse bëhet kjo paqe fiskale, z. ministër?
Kujt i shërben?
Pse ngulni një thikë pas shpine për qindra mijëra sipërmarrje korrekte, të cilat në vështirësi nga rritjet e taksave dhe kostove mezi mbijetojnë, ndërkohë që nga ana tjetër favorizohen evazorët, prestanomet dhe ata që nga hiçi kanë marrë e marrin PPP, koncesione etj.?
Nuk keni frikë se do të futen në ekonomi paratë me thasë të krimit dhe korrupsionit, duke përdorur këtë mekanizëm? ... Pyetje??
Uroj që të mos tjetërsohen ortakët dhe shoqëritë me evazion nga ky kontingjent i pastrimit të parasë!
Pjesë nga fjala në parlament mbi paketën fiskale!
