FLAMUR HOXHA

Çdo ndërhyrje ligjore duhet të garantojë barazi para ligjit

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, në prani të ministrit të Financave, paraqita vërejtjet dhe argumentet e mia mbi tre projektligje të Paketës Fiskale, të cilat prekin drejtpërdrejt sipërmarrjen, prodhimin dhe qytetarët:

• Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

• Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”

• Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Çdo ndërhyrje ligjore duhet të garantojë barazi para ligjit, mbështetje reale për sipërmarrjet e ndershme dhe një administratë tatimore funksionale, jo amnisti për abuzuesit dhe jo politika që rëndojnë prodhimin dhe punësimin.