FLAMUR HOXHA

Shishtaveci është shembulli i gjallë i dështimit të politikave bujqësore

Shishtaveci është shembulli i gjallë i dështimit të politikave bujqësore.

Çdo vit, fermerët mbeten me prodhime që s’shiten, me çmime nafte e plehrash që rriten, me humbje të përvitshme dhe me braktisje masive të zonës.

Kjo nuk është ekonomi, është varfëri e prodhuar nga keqmenaxhimi.

Bimët medicinale, blegtoria, qendrat e grumbullimit, të gjitha vuajnë të njëjtën histori: kosto të larta, zero mbështetje dhe ikje masive të njerëzve.

Dhe pyetja që ngrihet vetë: si ka mundësi që në Kosovë ushqimi i bagëtive është më i lirë se në Shqipëri?