FLAMUR HOXHA

Subvencionet për sektorin e bujqësisë, më të ulëta në rajon

Sot në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, ngrita disa nga çështjet më kritike për sektorin që mban mbi supe ekonominë e vendit:

-Subvencionet për sektorin e bujqësisë, më të ulëta në rajon.

-Bllokimi i fondeve IPARD II për bujqësinë 33mln euro dhe ato të vijimit IPARD III me 112mln euro nga grantet e BE-së.

-Dëmi që po sjell mbivlerësimi i lekut për eksportuesit apo zhvlerësimi euros.

-Skemat e dështuara të TVSH-së për fermerët si dhe garancia sovrane që nuk shkon te fermerët.

-Përfituesit konkret mungojnë për Qarkun Kukës në skemën kombëtare, subvencione naftë e grante ferma.

Qeveria nuk mund të flasë për zhvillim, kur fermerët braktisin tokën dhe eksportet humbin terren.

Pyetjet mbetën pa përgjigje, por përgjegjës është një qeveri e dështuar, me 13 vite pushtet dhe asnjë vizion për bujqësinë shqiptare.