FLAMUR HOXHA

Raporti i OSBE-ODIHR është pasqyra e realitetit që jetojmë çdo ditë

Shteti u përdor si parti!

Administrata si patronazhiste!

Vota si mall tregu!

Kjo është Shqipëria që përshkruan raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Një proces ku nuk pati garë, por presion dhe shantazh ishin zgjedhje pa kushte të barabarta.

Përdorimi i administratës publike, presioni mbi punonjësit, shpërndarja e bonusëve dhe faljet e gjobave në prag fushate tregojnë qartë se shteti nuk u vu në shërbim të qytetarit, por të pushtetit.

Kur mediat kontrollohen dhe krimi ndikon në politikë, zgjedhjet humbasin kuptimin.

Qarku i Kukësit qëndroi me dinjitet.

Edhe pse foli me votë, pesoi katër vite harresë, mungesë investimesh dhe padrejtësi.

Raporti i OSBE-ODIHR është pasqyra e realitetit që jetojmë çdo ditë:

një vend ku pushteti ka frikë nga vota e lirë, sepse di që pa presion e pa patronazh, shqiptarët do ta ndëshkonin me votë.

Shqipëria ka nevojë për garë të ndershme, për votë të lirë dhe për një shtet që garanton zgjedhje që i shërbejnë qytetarit, jo partisë!