Kapitali i ndershëm largohet, mbetet vetëm ai që lidhet me pushtetin, thotë raporti i DASH.
Kjo është ajo që ndjejmë çdo ditë: në Shqipëri nuk ka klimë të shëndetshme biznesi, por vetëm koncesione e pazare pushteti.
Kur prona nuk mbrohet, kur kontratat nuk vlejnë dhe kur çdo investim kalon nga dera e korrupsionit, investitori serioz nuk merr pjesë. Ai që merr është vetëm ai që ka lidhje me politikën dhe krimin. Dhe kështu paralizohet zhvillimi.
Raporti flet hapur: paratë e drogës, kontrabandës e evazionit fiskal po mbysin konkurrencën e ndershme. Shantazhi nga administrata, media dhe grupet kriminale është kthyer në rregull loje. Dhe kjo nuk është thjesht ekonomi, është peng i së ardhmes sonë.
Na shitet e ardhmja si europiane me 2030, por realiteti i 2025 e tregon Shqipërinë të ngecur në vitet 2000. Në vend të vizionit europian, kemi një treg të mbuluar nga paraja e pistë që përjashton kapitalin e ndershëm dhe mbyll derën për të rinjtë.
Shqipëria ka potencial, por ky potencial nuk kthehet kurrë në mirëqenie pa drejtësi, pa rregull dhe pa konkurrencë reale.
