Sot përkujtojmë 81-vjetorin e Masakrës së Buzmadhes, kur 21 burra të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq, duke lënë pas 16 gra të veja dhe 58 fëmijë jetimë.
Ky krim i regjimit komunist mbetet një plagë e hapur për Kukësin dhe për mbarë Shqipërinë, jo vetëm për barbarinë e tij, por edhe sepse autorët nuk u penduan kurrë, përkundrazi u dekoruan.
Një nga krimet më të rënda, një nga pabesitë më të mëdha: partizanët e Brigadës së 5-të lanë gjermanët të qëndronin në Llogara dhe erdhën të luftonin kundër kuksianëve në Novosej, Lusën e Buzëmadhe.
Përulemi me respekt para martirëve të Buzmadhes dhe kujtimit të tyre, që është njëkohësisht amanet dhe detyrim për ne: të mos harrojmë kurrë dhe të mos lejojmë që padrejtësia të përsëritet.
