Prishja e bujtinave në Valbonë nuk ka të bëjë me ligjin, por me ndalimin e çdo zhvillimi në zonat ku shteti i ka harruar banorët për dekada.
Prej 12 vitesh, e njëjta qeveri me të njëjtin kryeministër vijon refrenin e ligjit e të maliqit, duke ndëshkuar qytetarët që nuk e braktisin vendin e tyre, edhe pse përballen çdo ditë me halle e vështirësi. Në vend që t’u jepet shpresë dhe mundësi, u rrënohet mundi, djersa dhe buka e përditshme.
Qëllimi është i qartë: të ndëshkosh ata që kanë punuar dhe sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve në trojet e tyre, duke u treguar se nuk mund të investojnë as në vendin e tyre, as të kthehen për të kontribuar e ndertuar një jetë më të mirë.