FLAMUR HOXHA

Fjala ime për dënimin me prejashtim nga Parlamenti Shqiptar

Fjala ime për dënimin me prejashtim nga Parlamenti Shqiptar!

Nuk rri dot pa thënë dy fjalë per prejashtimin tim 40 ditë nga Parlamentit vetëm se spostova një karrige nga salla e kuvendit te dera e hyrjes së tij.

Zonja Kryetare, po ju drejtohem ju që në ato pak javë që jeni aty më duket se e keni zvogëluar rolin në karrigen e kryetares se kuvendit, aty jeni si kryetare e parlamentit shqiptar dhe jo si kryetare e një grupi parlamentar apo kryetare e një partie.

Zonja kryetare në fakt unë prisja ndjesë nga ju për atë dënim pa ligj e pa rregullore, ndoshta për ju parlamenti shqiptar ka pare më shumë, ka pare edhe pushkatim deputetesh.

Por ndoshta ju nuk e keni në brumin tuaj politik te kërkoni ndjesë!

Ndersa për kolegët deputetë të mazhorancës që shumë prej tyre mbanin kokën ulur do të kerkoja që të vijojnë kokëulur edhe në korridoret apo komisionet parlamentare!

Unë këtë nuk do jua fal kurrë dhe hallet tuaja si mazhorance pa moral siç e kam deklaruar që në seancën e parë në këtë parlament do te jua zgjidh siç jua zgjidhëm në 2021 bashkë me kolegun Çelaj dhe banorër e Qarkut Kukës duke ju lënë në opozitë, ju garantoj që përseri në 2025 do jeni në opozite në Qarkun Kukes, por kësaj rradhe me zgjedhje të lira dhe votën e shqiptarëve ky hall do të ju zgjidhet duke marrë atë që keni merituar me kohe, të jeni dhe te shkoni në opozitë!

Faleminderit!

14-11-2024