FLAMUR HOXHA

Jemi mbledhur këtu në nderim të kujtimit të 21 martirëve të vrarë pabesisht

Sot në veprimtarinë perkujtimore në 80 vjetorin e masakrës së Buzmadhës të organizuar nga Dega PD dhe Shoqata e të Përndjekurve Politik Kukes së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH z.Noka, kolegun z.Çelaj, Kryetarin e PD Kukes z.Dema dhe Kryetarin e Shoqatës se Përndjekurve Politik z.Gjana!

Të dashur familjare dhe të afërm te martireve te lirisë, të nderuar miq dhe pjesëmarrës!

Jemi mbledhur këtu në nderim të kujtimit të 21 martirëve të vrarë pabesisht, pa asnjë faj e pa gjyq 80 vite më parë me 26 shtator 1944!

Mesdita e 26 shtatorit, ishte një ditë e kobshme për të gjithë banorët e fshatit e cila edhe sot pas 80 viteve kujtohet me po aq dhimbje të asaj dite të zezë për të gjithë banorët e Buzëmadhes.Kjo masakër e bërë nga dora partizane la të veja 16 gra dhe 58 fëmijë jetimë të cilët u rritën me sakrifica nga nënat e tyre pa ndjerë kujdesin dhe dashurinë e babait, por edhe të terrorizuar nga lufta e egër e klasave në sistemin diktatori komunist si trashëgimtar të armiqëve te pushtetit popullor!

Sot ne përkulemi me nderim në kujtim të:

1.Tahir Ali LALA 19 vjeç.

2.Imer Etem LALA 24 vjeç

3.Sul Etem LALA 27 vjeç

4.Ramiz Sali LALA 30 vjeç

5.Nuhi Musë LALA 35 vjeç

6.Arif Tahir LALA 36 vjeç

7.Muharrem Habib LALA 37 vjeç

8.Cen Mexhit LALA 39 vjeç

9.Mehdi Rexhep LALA 39 vjeç

10.Zenun Habib LALA 40 vjeç

11.Rakip Ramadan LALA 40 vjeç

12.Rexhep Ramadan LALA 45 vjeç

13.Qazim Selim LALA, 45 vjeç

14.Dan Rexhep LALA 53 vjeç

15.Sulejman Hasan VELLKU 45 vjeç.

16.Riza Halim HODA 45 vjeç

17.Zylbehar Nuhi BRESA 22 vjeç

18.Jemin Hakik BRESA 37 vjeç

19.Isak Islam BRESA 23 vjeç

20.Qamil Shivar TOLA 42 vjeç

21.Arif Ramadan MATA 47 vjeç, më i riu vetëm 19 vjeç dhe më i moshuari 53 vjeç pothuajse ne moshën më të mirë të burrit!

Ata u vranë në pabesi tipar ky i komunistëve serbo-sllav, u morën nga shtëpitë e tyre duke u thënë se do mbahet një mbledhje tek Kroni i Bardhë dhe u ekzekutuan me plumba pas shpine nga ata që këta malësorë bujar i kishin strehuar e pritur siç dinë lumjanët ta sajdisin e respektojnë mikun pasi për ta miku është i shënjtë!

Terrori i komunistëve pas kapitullimit të forcave gjermane u përqendraua në veri të Shqipërisë me demek se po luftonin reaksion e aleatëve të pushtuesit por synimi ishte krejt tjetër ata donin që të mbillnin frikë e terror si dhe të shuanin çdo rezistencë të përfaqësuesve patriot e nacionalist siç ishte për Lumen atdhetari e patrioti biri i Lumës trimi i paepur Muharrem Bajraktari!

Këto masakra e vllavrasje në civilët e pafajshëm janë në përmasa gjenocidale dhe autori i tyre ka emer ai ishte katili në shpirt Shefqet Peçi i cili sa ishte gjallë jo që nuk kërkoi fajle apo të shfaqte ndonjë shenjë pendese për krimet e kryera gjatë asaj periudhe në veri të vendit ku më e madhja ishte masakra e Buzëmadhes, për kundrazi ai u dekorua me tituj e dekorata deri edhe me titullin Hero i Popullit si shpërblimi i asaj që udhëheqja e PKSH-së mishëronte në ideologjinë sllavi-komuniste të Beogradit

Prandaj vëllezër e motra ajo që ne duhet të bëjmë është të mos harrojmë atë që diktatura komuniste i bëri popullit të Lumës e mbarë Shqipërisë pasi rreziku i kthimit të atij regjimi është evident më shumë se kurrë sot ku vendi drejtohet nga bijtë e etërve, pinjollët e atyre që i shkaktuan shqiptarëve gjithë ato dhimbje.

Të bashkohemi në mbrojtje të vlerave dhe të demokracisë deri në largimin e rilindjes regjim i cili në këto 12 vite i ka shkatuar plagët më të mëdha veriut në përgjithësi e Kukësit ne veçanti si varfëria,shpopullimi e mungesa e investimeve e më e madhja atë të vrasjes së shpresës se ky vend mund të bëhet!

Pra detyra jonë është të përballemi me këtë regjim me të gjitha format e qendresës qytetare deri në largimin e tij dhe tju kthejmë shpresën qytetarëve se ky vend bëhet dhe se demokracia e vertetë është ajo që duan shqiparët.

Asnjëherë dhe pothuajse për asnjë rast këta nuk kërkuan ndjesë apo të shprehnin ndonjë shenjë pendese sado të vogël për krimet e kryera ndaj ndaj shtresës më fisnike të shqipëtarëve.

Prandaj thirrja ime shkon për çdo qytetar që e don vendin dhe kombim të bashkohemi për ta larguar nga pushteti këtë regjim!

Së fundmi dua të falënderoj përzemërsisht profesorin dhe shkrimtarin tonë Petrit Palushi i cili evidentoi e botoi historine reale të masakrës së Buzëmadhes dhe i bëri një sherbim të vyer brezave !

Lavdi martirëve të Buzmadhës!

Faleminderit!