Në ditën Europiane të Kujtesës së Viktimave të regjimeve totalitare.
Sa te enden të lirë e padënuar ata që bënë krime në komunizëm dhe të jenë të nëpërkëmbur në dinjitet ata që i vuajtën e pësuan krimet, nuk do të kemi shoqëri të drejtë,as shtet të drejtë ligjor.
Bota i ndjek deri në vdekje ata që bënë holokaustin, ndërsa ata që bënë holokaustin shqiptar sfidojnë viktimat e tyre, shtetin e shoqerinë dhe shpesh përfitojnë nga të mirat e vendeve si në Amerikë e në Europë.
Me një ndjesë të madhe dhe nderim për ta, kujtojmë heronjtë e regjimit totalitar komunist në Shqipëri.
