Standarti i dyfishtë i rilindjes!
Pas marrjes së pushtetit me cdo mënyre, mjet e aleance në 2013 ju menjëherë vendoset standarte të dyfishta që vijojnë ende sot, një standart për të gjithë shqiptarët e të pamundurit që i gënjyet me premtime dhe një tjeter standart për ato që i sherbyen e vijojnë ti shërbejnë pushtetit.
Standarti i të pamundurve filloj me dhunimin e arrestimin e mijera kryefamiljarëve në pamundësin e pagesës së energjise elektrike, shembjet e qindra shtepive pa njoftim e pa kompesim,duke i nxjerrë zvarrë me forcë pleq,gra,femije e vijoni te ndaloni ne emer te ligjit ende sot per ndertim koteci e për kontrabandë nafte me bidona.
Dhe standarti tjetër, i atyre që me bekimin tuaj i jepni milionë euro për tendera pa garë, koncesione e inceneratorë për gjenite-sipermarres nga hiçi, sot në kërkim por të qetë në ndonjë parajse fiskale, standarti i atyre që në mes te kryeqytetit shtojnë 5 kate apo një pallat të tërë dhe ju në shfaqjet e rradhës fyeni cdo minimum te inteligjencës njerëzore se ato kanë mbirë brenda natës dhe ne vënd që ligji të jetë i njëjtë për të gjithë dhe të denojë shkelesit, të pamundurit bëjnë burg ndërsa për shërbëtorët e pushtetit qeveria kujdeset me ligj për shkelesit e ligjit.
BEJ THIRRJE PËR DREJTËSI, DREJTËSISË ME 140 VOTA NË KËTË SALLË TË PARLAMENTIT!