FLAMUR HOXHA

Kukësit ti shtohen edhe dy bashki të reja

Të nderuar banorë të qarkut Kukës!

Prej vitesh qeverisja e Rilindjes mbolli kudo varfërinë, terrorin, papunësinë perbuzje e denigrim njerzish!

Më shumë se kushdo qarku ynë më njerëz fisnikë e puntore, i pasur si prodhuesi kryesor i energjise elektrike ne vend, me shume hidrocentrale, miniera e natyre te virgjer por i vjedhur nga qeverite, ka banore qe cdo ditë vuajnë mungesa e pamundesi te shumta.

Shume shtepi braktisen prej banoreve te tyre dhe njerzit emigrojne larg e më larg.

Edhe më keq akoma kur pushteti lokal e sherbimi i zyrave ndaj qytetarit ka ikur larg nga reforma e njëanshme territoriale e Rilindjes, kur njerzit vuajnë mungese rrugesh, mungese energjie, mungese uji e sherbimi administrativ pothuaj ne në cdo fshat te qarkut.

Pikërisht si nevoje e kerkeses se cdo banori të Qarkut tonë dhe punës së specialisteve vendor Partia Demokratike ka propozuar draftin e ndryshimet në reformën territoriale administrative që Kukësit ti shtohen edhe dy bashki të reja dhe konkretisht të jetë me tre bashki :

Bashkia Bicaj nga bashkimi i pesë njësive administrative Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Kalis,Grykë Çajë.

Bashkia Shishtavec nga bashkimi i tre njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod.

Bashkia Kukës me Kukësin dhe gjashtë njësitë administrative Shtiqën,Tërthore,Kolsh,Surroj,Arrën,Malzi.