FLAMUR HOXHA

Fillimi i bisedimeve për antarsimin në BE një lajm i mirë, i vonuar por historik

Fillimi i bisedimeve për antarsimin në BE një lajm i mirë, i vonuar por historik për të gjithë shqiptarët që ëndërrojmë prej tre dekadash të duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Nuk është për shampanjë se shampanjën e kemi derdhur me kohë mashtrimesh.

Më në fund arritëm të fillojmë rrugën e vështirë për të bërë shtet për shqiptarët pjese e lashtesise evropiane.

Fillon beteja në proceset e luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit qeverisës, kundër korrupsionit të votes së lire, të shtetit të së drejtës e të jeteses me dinjitet e nder per shqiptarët e aspirates prej shekujsh të një procesi drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Europa e çeli portën për shqiptarët, tani duhet një qeveri e administratë shqiptare që plotëson standardet dhe që nuk u kërkon ryshfet edhe zyrtarëve europiane.

Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dinjitet si populli më i vuajtur dhe i sakrifikuar i Europës.