2 korrik 1990 - 2 korrik 2022
Pamjet tronditese të 2 korrikut 1990 nuk fshihen kurrë nga sytë e historisë tonë. U shemb diktatura dhe ende jemi nën rrënojat e saj...
32 vjet pas ditës së guximtarëve kundër izolimit të diktaturës së regjimit komunist, tragjedia jonë kombëtare vazhdon të luhet përsëri me skena te reja e aktorë të vjetër, skena me ikje masive shqiptarësh dhe emigrim gerryes cdo ditë ende edhe sot me pasthirrma e piskamat tona pa zë: Liri – Demokraci,
E duam Shqiperine si gjithe Evropa!
Popullsia tkurret, rinia dëbohet, diktatura ringrihet nga nje pakicë e verbër që përdor fonde qeveritare, frika e pasiguria bëhen sistem e mënyrë jetese.
32 vjet histori mbijetese, diktaturë anarkie, liria nuk funksionon per qytetarin, liri ka vetëm qeveria, liri dhe pranga.
Endrrat dhe shpresat mbeten po ato si 32 vite më parë, qeveria kërcënon ëndrrat e njerzit kanë frikë te kenë shpresë.
Modeli i politikës shqiptare duhet ndryshuar, mbështetja e aleateve tanë amerikanë e evropiane eshte jetësore për një Shqipëri ndryshe... nje Shqipëri Demokratike dhe e integruar në Evropën e bashkuar!
