Nje falenderim për shkrimtarët që nderojnë shkrimtarët.
Me 8 qershor në Elbasan një grup shkrimtarësh, të organizuar nga Klubi i Poezisë, bënë homazhe dhe nderuan shkrimtarin Et’hem Haxhiademi i vdekur në burgun e Burrelit në vitin 1965 dhe patriotin e madh Lef Nosi, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në 1912, themelues i arkivit, memorie e kombit, i pushkatuar nga regjimi komunist me 1946.
Duke falenderuar shkrimtaret që morën pjesë në pelegrinazhin e radhës në Elbasan, që i janë bashkuar Klubit te Poezise në këtë mision fisnik për të kujtuar e nderuar meritoret e kombit tonë, ata shkrimtarë që janë varë, pushkatuar e kanë vdekur burgjeve te regjimit komunist, i siguroj se do te kene ne vijimësi mbështetjen time për keto pelegrinazhe nderimi për figurat emblemë të letrave dhe kulturës shqipe.
E kemi nisur para pandemise në Kukës nderimin e shkrimtarëve për poetin e varur Havzi Nela kur u vu busti i tij dhe kur u inagurua shtepia e tij, kemi vazhduar në Peshtan të Tepelenës me nderimin e poetit të pushkatuar nga partia Trifon Xhagjika, vijuar në Bërzhestë të Librazhdit të poetëve të pushkatuar nga komunizmi Vilson Blloshmi e Genc Leka , në Lezhë me nderimin e kolosit të kulturës kombëtare shqiptare Gjergj Fishta qe ia zhdukën eshtrat dhe se fundmi në Elbasan shkrimtarët vendosën një tufë me lule tek varri i shkrimtarit Et’hem Haxhiademi dhe tek shtatorja e bukur e atdhetarit të madh Lef Nosi i pushkatuar nga regjimi komunist.
Jam i nderuar që mbeshtes këtë nisme serioze bashkuese të Klubit te Poezise, keto pelegrinazhe të shkrimtareve që nderojnë shkrimtarët e ndëshkuar me humbje jete nga komunizmi.
Une besoj se nuk duhet te kete më, për askend e jo më për shkrimtarët, përbuzje, urrejtje, linçim, ndëshkim, pranga, uri, plumb, litar, mos pranim të mendimit ndryshe, nuk duhet të ketë gisht akuze drejtuar ndaj tjetrit, nuk duhet te privohet e te ndalohet askush të nderojë e të doje, nuk duhet lejuar që në emer të zbardhjes e të denimit të krimeve të komunizmit të shalojme retorikën komuniste të antikomunizmit.
Falenderoj shkrimtaret për këto veprimtari elitare fisnike dhe emancipuese për shoqërinë tonë dhe i siguroj për mbështetjen time modeste për realizimin e ketyre pelegrinazheve.
Me përulje para shkrimtarëve,
Flamur Hoxha
