FLAMUR HOXHA

Liqeni i Fierzës po shkon drejt pikës së vdekjes në muajin Mars

Si asnjëherë në historinë e tij, Liqeni i Fierzës po shkon drejt pikës së vdekjes në muajin Mars. Situata të tilla ka qelluar të ndodhin në muajt e vjeshtës së vonë, por jo në fillim pranvere.

Kjo situatë që do të ketë pasoja të rënda në ekonominë kombëtare dhe tek konsumatori familjar është rezultat i grykësisë dhe papërgjegjshmërisë qeveritare.

Energjia jone eshte shitur ne kohën e paduhur me 1/3 e cmimit real te bursës, ndërsa blerësi e ka shitur me cmimin real. Se kush ka fituar në këtë tregti të dyshimtë nuk e dimë por shqiptarët kanë fituar humbjen.

Kjo qeveri që ka vitin e nëntë, ka kritikuar PD për investimet e bera në energjitike kur PD ka qenë në pushtet. Pyes sot, po për 9 vite në pushtet cfare investimi në energjitike ka bere qeveria Rama?

Sa e ka shtuar kapacitetin apo aftesine energjitike të vendit?

Ky eshtë realiteti mbas dy mandateve te qeverisjes tuaj, që po zhyt Shqiperine ne borxhe me qindra milionë euro te cilat do të paguhen një ditë nga të gjithë ne, ndër vite e breza. Ata që do të ndëshkohen më rëndë, do te jenë banorët e qarkut te Kukesit të pasur por të vjedhur, aty ku prodhohet energjia dhe pikërisht ajo ndërpritet edhe 18 ore në ditë nga kjo qeveri.

Në seancën parlamentare në tetor në fjalën time duke parë shpesh nivelin e Fierzes(në fotot përkatëse) si deputet i asaj zone, kerkoja te dija nëse ministrja më jep nje përgjigje nëse në korrik-gusht–shtator është shitur duke eksportuar energji elektrike.

Ky është realiteti mbas dy mandateve te qeverisjes tuaj,në krize të përgjithshme që po zhyt Shqipërinë në borxhe me qindra milione euro te cilat do te paguhen nje dite nga te gjithe Ne, ndër vite e breza.