Rasti i fundit i deputetit socialist Bujar Cela ka shtruar dhe njehere nevojen urgjente qe ka shoqeria jone per t’u shkeputur nga diktatura enveriste, pasojat dhe ndikimi i saj.
Evokimi i figures se diktatorit nga nje ligjvenes eshte nje shkelje e hapur e etikes parlamentare dhe nderkohe deshmon qarte se shoqeria shqiptare ka ende shume per te bere per dekomunistifikimin e saj.
Shkelja e kodit ne kete rast nuk eshte pakujdesi, sic mundohet ta paraqese mazhoranca, por nje mendesi e strukturuar e PS si pasardhese e Partise se Punes.
Tranzicioni i gjate shqiptar ka deshmuar se me gjithe perpjekjet e bera deri me tani, nuk eshte bere e mundur respektimi dhe vendosja ne vend e dinjitetit per ata qytetare qe u vrane, dhunuan, internuan dhe u lincuan gjate diktatures komuniste.
Per kete PD ka ndermarre shume nisma por dhe me shume duhet bere.
Per kete i kemi propozuar sot kryetarit te PD ngritjen e nje grupi pune qe do te ndermarre nje inisiative te plote ligjore per :
1. Miratimin e nje ligji per ndalimin e simboleve te diktatorit ne vende dhe organizimi publike. Percaktimin e qarte ne tekstet shkollore dhe tv publike per publikimin e veprave te prodhuara gjate diktatures komuniste
2. Ngritjen e nje memoriali kushtuar viktimave te dikatures komuniste, sipas eksperiences europiane dhe caktimin e nje dite si diten e memories per ata qe u pushkatuan, u burgosen dhe internuan per 50 vitet e regjimit me te eger komunist ne Europe.
