FLAMUR HOXHA

Takova Kryesinë e Shoqatës të tokave të përmbytura

Takova Kryesinë e Shoqatës të tokave të përmbytura për të vazhduar angazhimin tim që mora në fushatë në çdo takim dhe si përfaqësues i popullit në parlament jap zotimin tim që kjo çështje të ngrihet në strukturat më të larta të shtetit shqiptar dhe të marrë një zgjidhje përfundimtare!

Përfaqësues të shoqatës te qindra familjeve kuksiane që presin kompensimin e tokave të permbytura nga liqeni i Fierzës i cili furnizon me ujë hidrocentrale të cilat prodhojnë energji elektrike e furnizojnë për gati gjysëm shekulli gjithë Shqipërinë .

Nje pjesë e këtyre familjeve janë kompensuar në kohen e qeverisjes se pare të Partisë Demokratike.

Sot është një problematikë e mbetur pa zgjidhje prej dekash, edhe pse kanë trokitur në dyert e institucioneve dhe nuk kanë marre asnjë përgjigje konkrete.

Është e padrejte që banoreve te Kukësit për tokat e tyre të permbytura e të papaguara prej vitesh të mos u jepet zgjidhje, në situatën që ndodhen në krizë mbijetese, me problemet e emigrimit dhe pamundësisë financiare.

Ata kërkojmë dhe duhet të kenë nga qeveria një ligj të posaçëm për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi madhor !