FLAMUR HOXHA

Për vitin shkollor 2021-2022 në Kukës do të jenë 450 nxënës më pak nga viti i kaluar

Për vitin shkollor 2021-2022 në Kukës do të jenë 450 nxënës më pak nga viti i kaluar, ose 20 klasa të mbyllura e rreth 20 mësues të larguar nga puna.

Ky është një sukses i rilindjes socialiste që prej vitesh dëbon dhe pakëson popullsinë në rajonin e Kukësit, duke mos ofruar mundësi për jetesë të dinjitetshme.

Kësaj panorame të zymtë i shtohet numri i konsiderueshëm i mësuesve të komanduar që nuk jane thirrur në punë. Në shumë shkolla, kryesisht në fshatra mungojnë nyjet hidrosanitare dhe uji i pishëm, mungon baza materiale, s'ka mjete didaktike dhe kancelarie,

mungojnë pothuajse kudo palestrat dhe terrenet sportive.

Shkolla 9- vjecare "Riza Spahiu" në qytet, falë denoncimit të prindërve e nxënësve do ta zhvillojë mësimin pas dite në disa shkolla të tjeta pasi është e demtuar dhe paraqet rrezik për sigurinë e nxënësve. Gjithsesi mësimi me turne, i tretë dhe i katërt, deri vonë në mbrëmje, është i papërshtatshëm i mangët dhe pa kushte.

Një vënd pa fëmijë, pa nxënës shkollash, pa shkolla, po shndërrohet në shkretëtirë nga mungesa e një qeverisje serioze dhe kombëtare.