Poetit Havzi Nela ia morën jetën me varje në litar, ai mori pavdeksinë.
Si sot 33 vjet më parë e varën në litar poetin Havzi Nela në Kukës, pasi kishte bërë 21 vite burg e një vit internim.
E varën në litar në shesh që të tmerronin edhe njerzit e tjerë, sepse ai deklaronte hapur edhe në gjyq se kishte disa mendime ndryshe, se nuk ka demokraci ne Shqipëri por demokraci ka në Amerikë e Europë. Deklaronte hapur si askush se e keqja e këtij vendi është Enver Hoxha. Deklaronte hapur se si të dalim nga burgjet duhet të falim sepse gjaku me gjak nuk lahet.
Havzi Nela i cili na mësoi qëndresën, dinjitetin e krenarinë.Havziut ia morën jetën 33 vjet më parë por ai fitoi pavdeksinë.
Përulemi me nderim e mirënjohje të thellë para teje Havzi Nela.
