FLAMUR HOXHA

Zjarret po bëjnë dëme të mëdha edhe në Veri, në Kukës, Has e Tropojë

Fatkeqesite natyrore përfshijnë vende të ndryshme te globit, por qeveritë marrin masat paraprake në mbrojtje nga zjarret, tërmetet, përmbytjet e fatkeqësi të ndryshme natyrore.

Shqipëria është e përfshirë nga zjarret.

Veçse në Gjirokastër e Vlorë, zjarret po bëjnë dëme të mëdha edhe në Veri, në Kukës, Has e Tropojë.

Mali i Rrunes në Kalimash të Kukesit e masive pyjore ne Thirre janë përfshirë nga zjarret që për shkak të erës po bëjnë mjaft dëme në pyje. Në ato zona zjarret kanë bërë dhe më herët dëme kolosale në ahishte e pishnaja që duan shekull që të zëvendësohen.

Në Pogaj e në vatra të tjera janë vënë nën kontroll nga njerzit.

Me gjithë përkushtimin e punonjësve, zjarret në bjeshkë e pyje shekullore nuk shuhen me kazma e lopata e më degë shkurresh. Ato duan ndërhyrje nga shteti me mjete dhe pajisje moderne .

Rilindja për cdo vit ka harxhuar plot fonde për cdo gjë, por ka lënë në meshirë te fatit pasuritë pyjore, bukuritë natyrore e ujore, duke i marre natyres gjithçka.

Qeveria Rama nuk dihet ku i ka helikopterët dhe mjetet moderne ndonëse fonde ka patur, ka shpenzuar dhe administruar.

Ndoshta qeveria rilindase mendon t'i jape me koncension edhe zjarret në pyjet e kullotat e vendit.

Përqendrimi i forcave e mjeteve në Vlorë për shuarjen e zjarreve duket po bëhet që të mos bëhet tym atje ne bregdet ku po pushon kryeministri Rama.

Si deputet i Kukesit e përfaqësues politik për Qarkun Kukës, i kërkoj Kryeministrit të ndihmojë edhe në Kukës e Veri për shuarjen e zjarreve pasi është e pamundur që forcat e mjetet lokale të përballojnë zjarret me gjithë përkushtimin e njerzve e mjeteve në dispozicion.

Vijon të lihen njerzit jashtë vëmendjes së qeverisë rilindase.