FLAMUR HOXHA

Nëse ka një libër të huaj që i ngre në qiell kuksianët është ky libër

Nëse ka një libër të huaj që i ngre në qiell kuksianët është ky libër që shihni në fotografi “Lufta e çetave në Shqipëri”, e shkruar nga komandanti gjerman Hermann Frank që ka luftuar në vendin tonë.

Këtu shkruhet madhështia e partizanëve vendas të Kukësit në betejën te Hani i Laçit në Bardhoc, këtu shkruhet si askund më bukur për Muharrem Bajraktarin dhe madhështinë e tij, shkruhet për luftën civile kundër kuksianëve nga brigada e 5 partizane.

Jam i nderuar që për ta botuar në gjuhën shqipe këtë libër kam bashkuar kontributet me tre djem të nderuar të Bardhocit të cilët dua ti përshëndes e ti falenderoj: Besnik Muhamet Ademaj, Izmir Qamil Ademaj dhe Besmir Hasan Shahu.

Kuksianët që janë në emigrim nuk ndihmojnë vetëm familjet e tyre, por ata ndihmojnë edhe për kulturën kombëtare, ndriçimin e historisë dhe ruajtjen e traditive tona.

Mirënjohje të treve.