Takim me pjestarë të shoqatës së tokave të përmbytura nga Liqeni Fierzës
Kukësi i dy qyteteve, i vetmi dhe unik në botë!
Një qytet ndodhet nën ujrat e liqenit të Fierzës dhe një i mbytur nga varfëria, keq qeverisja, edhe pse më i pasuri natyralisht.
Dëmi moral dhe ekonomik që u ka shkaktuar banorëve të këtyre zonave përmbytja e tokave dhe shtëpive të tyre është kolosal.
Shpreh angazhimin tim personal dhe mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha.
