Në denoncimin e bëre në rrënojat e shkollës 9 vjecare Hillari Clinton kemi majën e ajsbergut të abuzimit me shumë shkolla te Kamzës.
Shumë pyetje dhe akuza të drejtpërdrejta për autoritetet që kanë firmosur shembjen e këtyre shkollave?
Me cfarë guximi keni firmosur shembjen e tyre?
A i keni aktet e kontrollit?
A e dini ju që instituti i studim projektimeve këtë shkollë dy herë e ka nxjerrë të sigurtë?
Bëhet fjalë për nje shkollë, pjesë e historisë së arsimit në bashki e cila ishte rikonstruktuar dhe nuk kishte asnje pasojë nga tërmeti!
Ngelet vetëm nje pyetje per autoritetet qe dinë vetëm të kakarisin :
Nëse po e quajme të vërtetë që shkollat ne Kamëz janë “demtuar” nga termeti, kush mban përgjegjësi për funksionimin e gjitha shkollave nga 26 nëntori që ndodhi tërmeti dhe deri me datë 9 mars, ditën e ndërprerjes së arsimimit në gjithe Shqipërinë nga pandemia covid 19, shkollat në Kamëz deri ne atë datë ishin me 2 turne të plota!
Përse nuk u ndertua një tjeter shkollë e re per të bëre te mundur arsimimin e nxënësve pa turne meqenëse janë detyrimi ndaj nxënësve e prindërve?
Ngelet vetëm një përgjigje për pushtetin e 9% të turpit me votat e vjedhjes, shantazhit, drogës dhe të krimit:
Erdhi koha që të filloni të numëroni ditët, nga Kamza përjetësisht blu fillon uragani popullor në gjithë Shqipërinë!
25 Prill 2021
