Havzi Nela:
“Ma ka nie zemra se kena me dalë prej këtij ferri. Por kena me mbyll shumë gjana dhe kena me veprue si u ka hije njerzve me mend. Përndryshe nuk e merr vetin kurrë Shqipëria. Gjaku me gjak nuk lahet se bahet një pellg tjetër gjaku që s’e lan e s’mundet me e la kurrë të parin”.
Poeti Havzi Nela që regjimi komunist e vari në litar si sot 32 vite më parë, sa ishte në burg shpresonte e besonte se do te shembej diktatura komuniste dhe do të vinte demokracia.
Mëngjesi i 10 gushtit 32 vite me pare Havzi Nelen e gjeti te varur ne litar sepse ai nuk e donte diktaturen dhe regjimin komunist dhe deklaronte hapur, qarte, me ze ne gjyq dhe ne mjediset ku vuante burgun se komunizmi dhe Enver Hoxha eshte e keqja e Shqiperise.
