"PRONARËT" E PARTISE DEMOKRATIKE JANË ANËTARËT E SAJ .
Dilema që kemi sot, nga unë lexohet si e tillë: të fitosh demokratët e tronditur e të zhgënjyer, të përbuzur prej zyrtarëve të tyre, të partisë së tyre, apo të mbash ata që u konsumuan egër, ata që shpesh kujtuan se janë pronarë të Partisë Demokratike. Analizën që po duam ne Partinë Demokratike më mirë se kushdo e bejne ata që takuam një për një në fushatën e fundit elektorale, ata që nuk i trembi frika e presioni, ata që nuk i joshi privilegji e paraja (edhe pse me pjatë bosh e halle plot), nuk i nenshtroi varfëria e nevoja, thjeshtë janë ata që dinë shumë e më shumë se ne, pasi kanë mbi 26 vite që thonë ballëlartë, duke të parë në sy “Jemi me Partinë Demokratike’’. Sot më mirë se kushdo analizën e humbjeve e bëjnë demokratët dhe njerzit e thjeshtë ,pronaret e saj( të PD),te Shtepise se Lirise se Shqiptareve, pa qenë të mëdhenj,pa e braktisur kurre ate, pa zhurmë, pa shpërblime, pa dalë në media e gazeta, por duke kërkuar për të ndjekur pas e besuar atë që ata duan te zgjedhur prej tyre dhe po ata therrasin sot sfiden e madhe: Te fitosh demokratet dhe te dyfishosh elektoratin apo te mbash afer konsumatoret e moralit, te pushtetit, te frikacakeve se perballjes me elektoratin. Besoj per te gjithe se zgjedhja e pare eshte e vetmja qe anetaret e Partise Demokratike duan. Bej ate qe duhet bere zoti Basha, zgjidh dhe mblidh rreth vetes ata qe ofrohen per te dhene e jo per te marre, ata qe kane pushtetin e moralin , qe e kane dashur dhe e duan cdo dite Partine Demokratike, sepse ka plote... thjesh pyet anetaret e saj, ata te cilet me plot krenari e dinjitet thone gjithmone ‘’Jemi me Partine Demokratike’’.