FLAMUR HOXHA

A do të vish të na takosh pasi të fitosh

“A do të vish të na takosh pasi të fitosh”, më pyeti një ditë një zgjedhës në një lagje të Kamzës. U stepa një moment. Patjeter, i thashë, do të vij. U ula me të në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai nuk priste as kërkonte as shpresonte gjë tjetër nuk donte gjë tjetër nga deputeti, por veç të shkonte ta takonte, ta përfillte, ta konsideronte, ta begeniste, të ulej me të, të diskutonin problemet bashkë edhe nëse nuk zgjidhen. Ia premtova dhe unë nuk kam shkelë kurrë asnjë premtim dhe nuk do ta shkel as këtë premtim para zgjedhësve të mi.

Ky është premtimi më i madh që u bëj banorëve të Kamzës e zonave përrreth, premtim që e kam në dorë vetë që ta mbaj, do t’u shkoj edhe kur s’më thërrasin, do t’i takoj, do të rri me to, edhe kur nuk kam mundësi të ndërhyj për t’ua zgjidhë ndonjë hall apo problem. Unë do të jem me ta.