SHQIPËRIA FITON BUJQËSINË

SHQIPËRIA FITON BUJQËSINË

Bujqësia mbetet ndër sektorët më jetikë të vendit tonë

Bujqësia mbetet ndër sektorët më jetikë të vendit tonë dhe ne kemi bërë një plan pune që do ta ndryshojë bujqësinë dhe Shqipërinë për mirë, që nga çasti që do të largojmë Ramën.
Këto janë angazhime konkrete për bujqësinë. Nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe. “Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin kemi punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit! Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë sesi mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria.

I kam takuar fermerët kudo nëpër Shqipëri, nga Myzeqeja në Devoll, nga Malësia e Madhe dhe Nën-Shkodra në Xarrë. Më kanë treguar sesi qeveria në ikje i ka lënë pas dore, sesi nuk subvencionohet puna e tyre në bujqësi, se i i ka dëmtuar mbjellja e kanabisit në të gjithë vendin, se sa i madh është korrupsioni me investimet publike në zonat rurale, sesi janë mbyllur e vazhdojnë të mbyllen shërbimet elementare për banorët në fshatra, siç janë shkollat, qendrat shëndetësore dhe të tjera. Të gjitha këto bashkë e kanë bërë më të vështirë, më rraskapitëse dhe më të shtrenjtë jetën e fermerit shqiptar.
Shumëkush është shtyrë të mendojë: “Kështu e kanë këto punë, s’ka si të jetë ndryshe”. Por në fakt mund dhe do të jetë krejt ndryshe. Dhe kjo varet vetëm nga ne.

Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi.
T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese. Këtë do ta arrijmë duke mbështetur ekonominë e fermerëve, sipërmarrësve të këtij sektori dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia.

Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili, fatkeqësisht, mbizotëron prej një kohe të gjatë. Shqipëria, me kushtet ideale të klimës, me resurse kaq të mëdha natyrore për prodhimin e mjaftueshëm të produkteve ushqimore, ka shkallën më të ulët të plotësimit te nevojave të tregut të brendshëm dhe importon afërsisht 1 miliard euro produkte ushqimore çdo vit, për konsum dhe për lëndë të parë për industrinë agropërpunuese.
Me përkushtim për fermerët shqiptarë, ju prezantoj disa nga angazhimet e planit tonë të punës “Shqipëria Fiton Bujqësinë”.

  • Angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.
  • Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.

Si rezultat, njësoj si fremerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, fermeri shqiptar nuk do të rropatet më për bukën e gojës, apo edhe më keq, të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur apo të shitur nën kosto. Fermeri shqiptar do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para për vete dhe për familjen e tij.

  • Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse! Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari nuk do të mbetet pa mbështetje.
  • Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhe frenuese dhe do t’u mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’u marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
  • I vetmi dokument me te cilin fermeri do të paraqitet për të përfituar mbështetje finanaciare, do të jetë karta e identitetit, numri unik i së cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit.
  • Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.
  • Angazhohem për aksesin e plotë e të lirë në tregje, çmontim monopoleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese, që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesa të shpikura për t’u rrjepur qindarkën e fundit.
  • Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnjë kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar apo i hedhur nga fermerët.
  • Mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport.
  • Mbështetje për implementimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë, do të garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas.

Shqiptarët do të blejnë në treg ushqime plotësisht të sigurta. Motoja jonë do të jetë: “Produkt i kontrolluar dhe i sigurtë për konsumatorin, treg i sigurtë për çdo shqiptar”.

Ne do t’i kthejmë Shqipërisë besimin te zhvillimi rural dhe te bujqësia duke luftuar emigrimin dhe shpopullimin e fshatit shqiptar. Për këtë qëllim, ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit:

  • Duke nxitur, mbi të gjitha, të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale.
  • Duke ofruar më shumë bursa dhe arsim profesional për sektorin.
  • Duke investuar në arsim, shëndet dhe infrastrukturë rrugore në çdo fshat, që çdo familje shqiptare ta ngrejë të ardhmen e saj aty ku jeton.

"

Rreth kandidatit

Flamur Hoxha

Newsletter

Merr lajmet e fundit me e-mail.

Instagram

This error message is only visible to WordPress admins

Error: No connected account.

Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.