Flamur Lutfi Hoxha, u lind në Kukës te vjeter në vitin 1968.
Rrjedh nga një familje e madhe patriotike e spikatur qe nga mesi i shekullit te 18, me kontribute e ndikim ne zone pasi te paret e saj ishin klerike te njohur, te shkolluar, kishin aktivitet tregtar dhe lidhje te forta miqësore me shumë familje të njohura në Lumë e me gjere.
Pas pushkatimit të gjyshit Haki Idriz Hoxha ne vitin 1975, ende pa mbushur 9 vjeç, në vitin 1976, debohet me të gjithë trungun familjar në kampin e internimit Shetaj në periferi të Durrësit ku deri në 1990 jetuan familjarisht padrejtesine e sistemit, skamjen dhe vështirësitë e punëve të rënda dhe të papaguara në sektorin e bujqësisë në fshatrat Shetaj, Perlat e Rinia të Durrësit.